Opozitari serb: Propozimi franko-gjerman është njohje e heshtur e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Opozitari serb: Propozimi franko-gjerman është njohje e heshtur e pavarësisë së Kosovës

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 10:23
Millosh Jovanoviq

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (PDS) Millosh Jovanoviq ka pretenduar se “propozimi i marrëveshjes franko-gjermane është i papranueshëm sepse paraqet njohje të heshtur të “shkëputjes” së Kosovës”.

“Korniza e dokumentit është e tillë që kërkohet nga ne të njohim “shkëputjen” e Kosovës dhe kjo është tradhti”, ka deklaruar Jovanoviq.

I pyetur se cilat do të ishin pasojat për Serbinë nëse nuk e pranon propozimin, Jovanoviq ka thënë se vazhdimisht flitet për pasojat e mospranimit, por jo për pasojat e pranimit.

“Do të kishim shumë më pak pasoja nga mospranimi i propozimit, nëse do të kishte, se sa që po paralajmërohet. Sanksionet formale janë të pamundura. Nga ana tjetër, pasojat e pranimit janë Kosova e pavarur, zhdukja e serbëve nga Kosova në 10 vjet, krijimi i Shqipërisë së madhe, goditje ndaj Republikës Serbe në BeH. Këtu vjen një jostabilitet në 50 vjetët e ardhshme”, ka pretenduar Jovanoviq.

Sipas kumtesës së PDS të Re, ai ka thënë se “në Kosovën e pavarur nuk do të ketë fare serbë. Si mund ta kthejmë Kosovën nën autoritetin e Serbisë? Fillimisht, le të mos e njohim “shkëputjen”, ka thënë Jovanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat