Igor Simiq: Vuçiq do të insistojë fuqishëm për Asociacionin në Bruksel

Lajme

Igor Simiq: Vuçiq do të insistojë fuqishëm për Asociacionin në Bruksel

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 10:51
Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha sot se beson se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë temë e diskutimit të hënën në Bruksel.

Kjo pasi në tryezë do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha për RTS se Vuçiq do ta mbrojë fuqishëm dhe do të insistojë në të si obligim i pranuar nga Kosova.

Ai tregon se besonin se BE-ja, e cila është garantuese e asaj marrëveshjeje, do të bënte gjithçka për të zbatuar atë që u nënshkrua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat