Zyrtari i lartë i BE-së: Kemi sinjale se palët do të pranojnë marrëveshjen, kjo de facto është pranim i Kosovës

Lajme

Zyrtari i lartë i BE-së: Kemi sinjale se palët do të pranojnë marrëveshjen, kjo de facto është pranim i Kosovës

Nga: F. B. Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga Brukseli

Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së propozuar mes Beogradit edhe Prishtinës – pranimi i propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të hënën, automatikisht është pranim edhe i asociacionit dhe njohje e pranim i Kosovës, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së në kushte anonimiteti, shkruan “Nova”, transmeton “Bota Sot”.

Në Bruksel kanë arritur sinjale të fuqishme se propozimi evropian do të pranohet dhe kjo del nga deklaratat publike dhe bisedimet direkt me zyrtar të BE-së. Për shkak kësaj pritet pranimi i propozimit edhe zyrtarisht të hënën.

Si deklaroi zyrtari i lartë i BE-së në kushte anonime, në përmbajtjen e propozimit  nuk do ketë bisedime, vetëm përmbushje që janë definuar përmes shtesës së veçantë.

Ai shtoi se bëhet fjalë pët marrëveshje bazë, që është aq gjithëpërfshirëse që sjell afër të ashtuquajturës “marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese për normalizimin e raporteve mes dy palëve”.

Sipas korrespodentit të N1 nga Brukseli Nikola Radishiç, pranimi i propozimit evropian do sjell një ndryshim në disponimin komplet në rajon, do sjell projekte edhe investime të reja, do rris ndihmat financiare dhe siguri e parashikueshmëri ka theksuar gazetarëve zyrtari i lartë i BE-së.

Të përkujtojmë se të hënën në Bruksel do mbahet takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Kosovës edhe Serbisë, ku pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar Vuçiq dhe Kurti dhe ku pritet të jetë pikë kthese në normalizimin e raporteve mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat