Ministria e Jashtme serbe promovon ekspozitën e gruas së Escobarit

Lajme

Ministria e Jashtme serbe promovon ekspozitën e gruas së Escobarit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:01
Elisabeth Escobar

Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht një ekspozitë të organizuar në bashkëpunim me Elisabeth Escobar, bashkëshorten e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA për rajonin tonë.

Në një njoftim zyrtar, duke postuar foto nga ekspozita, Ministria e Jashtme serbe thekson se ky projekt është organizuar si rezultat i një iniciative të përbashkët me Elisabeth Escobar.

“Ambasada e Republikës së Serbisë në Uashington dhe Qendra e Arteve ‘Anacostia’, në bashkëpunim me galerinë ‘Arti për të gjithë’ nga Beogradi, morën pjesë së bashku në projektin ‘Finding A Way’.

Image
Pamje nga promovimi

Projekti është rezultat i iniciativës së galerisë ‘Arti për të gjithë’ dhe Elisabeth Escobar, bashkëshortja e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Escobar u bë fanse e madhe e artit serb gjatë qëndrimit të saj në Beograd,” thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se Escobar dhe zëvendësambasadori serb mbajtën një fjalë përshëndetëse në hapjen e ekspozitës në një galeri të njohur në Uashington.

Elisabeth Escobar është artiste dhe kur e përshkruan veten, thekson: “Unë kam jetuar në Rusi, Argjentinë, Republikën Çeke, Itali, Portugali, Bolivi, SHBA dhe aktualisht në Serbi. ‘E vetmja gjë konstante është ndryshimi’. Mesi pres t’ju ndihmoj në këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat