Gazeta serbe, ambasadorit ukrainas: Pse mbështetni Serbinë kur ajo ka kryer krime në Kosovë dhe është ndryshe nga Krimea?

Lajme

Gazeta serbe, ambasadorit ukrainas: Pse mbështetni Serbinë kur ajo ka kryer krime në Kosovë dhe është ndryshe nga Krimea?

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:42
Volodymyr Tolkaç

E përditshmja serbe opozitare “Danas” e cila ka qëndrim krejt tjetër nga shteti serb për Kosovën ka realizuar një intervistë me ambasadorin ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkaç, në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Pyetja se “pse nuk po e njihni Kosovën” dhe “pse po e mbështetni Serbinë” është posaçërisht goditëse dhe e argumentuar.

“Ju e keni mbështetur Serbinë disa herë kur vjen puna te Kosova. Pse? Kur dihet që Rusia rrëmbeu Krimenë, ndërsa në Kosovë autoritetet serbe nën udhëheqësinë e presidenti të atëhershëm të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, kryen krime. Zyra e Prokurorit të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Ish-Jugosllavi i përshkroi krimet në Kosovë si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Rusia gjithashtu e ka përdorur argumentin e Kosovës për të pushtuar Krimenë”, e pyeti gazeta serbe Danas ambasadorin ukrainas.

Megjithatë, ambasdori ukrainas në Beograd ka përgjigje të zbehtë për këtë.

“Edhe një herë dua të theksojë se Ukraina, sikurse Serbia, respekton normat e të drejtës ndërkombëtare dhe është konsistente në qëndrimin e saj në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë”, tha ambasadori ukrainas.

Ambasadori gjithashtu se Rusia ka ndikim të madh në Serbi, “për shkak të varësisë së energjisë dhe çështjes së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat