Qeveria e ​Malit të Zi miraton tri marrëveshje të procesit të Berlinit

Lajme

Qeveria e ​Malit të Zi miraton tri marrëveshje të procesit të Berlinit

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:17
Arkiv

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi, ka miratuar tri marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat konfirmojnë angazhimin e qartë evropian.

Abazoviq ka shkruar në Facebook se kufijtë mes njerëzve duhet të jenë sa më pak të dukshëm dhe lëvizshmëria sa më shumë që të jetë e mundur.

“Ju garantoj se është rruga e pajtimit dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Malit të Zi miratoi tre marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat konfirmojnë angazhimin tonë të qartë evropian.

Pres që Parlamenti i Malit të Zi t'i ratifikojë me konsensus në kohë rekord”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat