Vuçiq ia bën me dije me bluzë Bërnabiqit kush është shefi

Lajme

Vuçiq ia bën me dije me bluzë Bërnabiqit kush është shefi

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:28
Aleksander Vuçiq- Ana Bernabiq

Para takimeve në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dalë me një video në Instagram. Në krah kishte Kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, të dy me veshje joformale. Vuçiq kishte veshur një bluzë të markës “Boss”.

“Serbia do të ecën përpara, pavarësisht se sa vështirë mund të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për këtë”, ka thënë në këtë video ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqi do të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Image
Aleksandër Vuçiq

Para këtij takimi, ndërmjetësit kanë thënë se aty do të takohet vetëm për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Vuçiq sot zyrtarisht do të deklarohen nëse e pranojnë këtë propozim, të cilin fuqitë perëndimore e konsiderojnë të përshtatshëm për dy shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat