Serbia i ka ofruar EULEX-it garanci për Axhiqin dhe Trajkoviqin që të mbrohen në liri

Lajme

Serbia i ka ofruar EULEX-it garanci për Axhiqin dhe Trajkoviqin që të mbrohen në liri

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:37
Miljan Axhiq u arrestua më 9 dhjetor 2022 në vendkalimin Jarinje

E ashtuquajtura zyra për Kosovë njoftoi se misionit të EULEX-it i ka dorëzuar garancitë nga Qeveria e Republikës së Serbisë, të cilat kërkojnë që serbët e arrestuar Miljan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq të lejohen të mbrohen për lirinë e tyre deri në përfundimin e gjyqit.

“Qeveria e Serbisë përfundoi duke dhënë garanci shtetërore se Axhiq dhe Trajkoviq do të jenë në dispozicion të misionit të EULEX-it gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës kundër tyre, nëse personat e përmendur lirohen përkohësisht nga paraburgimi gjyqësor në Podujevë dhe atyre u lejohet të mbrohen me këtë garanci shtetërore.

Miljan Axhiq u arrestua më 9 dhjetor 2022 në vendkalimin Jarinje, ndërsa Slladan Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor në të njëjtin vend."

“Arrestimi i tyre siç pretendon Serbia është i motivuar politikisht si një formë terrori nga institucionet në Kosovë ndaj serbëve”, thuhet në një deklaratë të të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat