Gazetarit Jupolli i vjen rryma mbi 200 euro: Spastrimi etnik nuk bëhet veç me milic

Lajme

Gazetarit Jupolli i vjen rryma mbi 200 euro: Spastrimi etnik nuk bëhet veç me milic

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:45
Fidan Jupolli

Gazetari dhe moderatori, Fidan Jupolli ka publikuar faturën e rrymës për muajin shkurt në Facebook, e cila i ka ardhur me një shumë goxha të lartë.

Për faturën e cila kishte shumën prej 209 eurove, Jupolli tha se kjo është ‘spastrim etnik’.

Ai me ironi tha se kërkon punë jashtë kontinentit evropian.

Image
Fatura e publikuar nga Jupolli

“Spastrimi etnik nuk bëhet veç me ”milic”! Kërkoj punë n’këto vende: Australi, Zelande t’ re, Alaskë, Kanada! (n’kompensim t’kontratës t’punës punoj 1 vjet sa për bukë t’gojës plus çdo natë i lutna Zotit për personin që ma dërgon vizën e punës).

” Nuk jemi t’pasur, por jemi t’shtrenjtë, ka shkruar Jupolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat