Petkoviq: Opozita serbe është antishtetërore, e quan Vuçiqin tradhtar

Lajme

Petkoviq: Opozita serbe është antishtetërore, e quan Vuçiqin tradhtar

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:15
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretendua se Asociacioni i komunave me shumicë serbe paraqet kornizë për mbrojtjen dhe krijimin e të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve në Kosovë, gjë që kundërshtohet nga Prishtina tashmë dhjetë vjet.

Petkoviq ka treguar për televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Pink”, se delegacioni serb kishte diskutime të vështira në Bruksel më 27 shkurti.

“Unë personalisht kam qenë dëshmitar se si “ka luftuar” presidenti Aleksandar Vuçiq atë ditë, por edhe sa herë që është në Bruksel dhe përfaqëson interesat e Serbisë në dialog, derisa kemi gënjeshtra të pastra nga opozita, veçanërisht nga koalicioni antishtetëror, se do të nënshkruajmë diçka, që do të ishte tradhti e lartë, se ajo ka qenë “Dita e D” dhe lloj-lloj shpifjesh e gënjeshtrash tjera. Keni mundur të shihni se nuk është nënshkruar asgjë, se kishim pasur bisedime dhe vazhdojmë të bisedojmë”, pretendon Petkoviq, por gjithnjë duke zbatuar në mënyrë disiplinore detyrën e vet që ta paraqesë shefin tij si hero.

Petkoviq përsëri ka pretenduar se Vuçiqi “ka thënë qartë dhe pa mëdyshje në Kuvend, në intervista të shumta, por edhe në Bruksel, në bisedimet me Olaf Scholz-in dhe Emmanuel Macron-in në Mynih, se qëndrimi dhe pozicioni i Serbisë është se nuk pranon dhe nuk e njeh, as de jure, as de facto pavarësinë e Kosovës.

“Asnjë njohje reciproke apo vetëm njohje. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka pretenduar ai.

Petkoviq ka thënë se në vend që të kërkojë falje, opozita vazhdon të thotë gënjeshtra.

Ai ka kujtuar se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë propozimin evropian, por se Vuçiq nuk ka dashur të nënshkruaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat