Dodik jep sugjerime se çfarë Asociacioni duhet të formojë Kosova - e quan kriminel këtë person

Lajme

Dodik jep sugjerime se çfarë Asociacioni duhet të formojë Kosova - e quan kriminel këtë person

Më: 5 mars 2023 Në ora: 12:47
Kreu i Republika Srpska-s në Bosnjë, Milorad Dodik

Kreu i Republika Srpska-s në Bosnjë, Milorad Dodik është përzirë, si zakonisht, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dodik e ka quajtur kriminel ish-ndërmjetësin ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Wolfgang Petrisch.

“Shkelja e marrëveshjeve ndërkombëtare është vepër penale dhe kriminelët si Petrisch nuk duhet t’i japin mësim askujt. Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai nuk është shoqatë e qytetarëve siç sugjeron Petrisch. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni duhet të reflektojë funksionalisht interesat e popullit serb në Kosovë”, tha Dodik, duke iu përgjigjur diplomatit të njohur i cili tha se Asociacioni s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe as njëfarë Republika Srpska, me të cilën tha se kanë përvojë të keqe.

Tutje, Dodik e quajti Petrisch “ngacmues ndërkombëtar”.

“Më vjen keq që kujtimet e tij për Republika Srpska nuk janë më traumatike se ato që ai përshkruan, sepse një ngacmues i tillë ndërkombëtar nuk meritonte më mirë. Të sugjerosh se cilit kamp duhet t’i bindet Serbia dhe rajoni i Ballkanit është një refleks i një menaxheri kolonial që e sheh këtë rajon dhe qasjen ndaj tij përmes asaj që bëri në Bosnjë e Hercegovinë si një përfaqësues i lartë”, tha Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat