Nik Gjeloshaj fiton mandatin në Tuzi të Malit të Zi

Lajme

Nik Gjeloshaj fiton mandatin në Tuzi të Malit të Zi

Më: 5 mars 2023 Në ora: 22:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Tuzi shpërthen ne festë.

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

Tani shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuqezi.

Kujtojmë që dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike të spektrit politik shqiptar në Malin e Zi.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes nga komuna e kryeqytetit, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat