Pesë pikat kyçe të dokumentit për hyrjen e Kosovës në OKB

Lajme

Pesë pikat kyçe të dokumentit për hyrjen e Kosovës në OKB

Nga: F. B. Më: 6 mars 2023 Në ora: 13:58
Pamje nga Brukseli

Diplomatët evropian ngutshëm po punojnë në udhërrëfyesin për implementimin e propozimit evropian për Kosovën, ndërsa dokumentin e siguruar nga “Nova” për raportin eventual të anëtarësimit të Kosovës në OKB ndahen 5 porosi kyçe për Serbinë, transmeton “Bota Sot”.

Takimi i radhës mes Vuçiq e Kurtit mbahet me 18 mars në Ohër, ndërsa tema kryesore do të jetë plani i implementimit përkatësisht udhërrëfyesit të përmbushjes së marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës edhe Serbisë.

“Nova” ka pas qasje në dokumentin “marrëveshja për rrugën e normalizimit të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë- përkatësisht përmbushja e nenit 4”, ku pika kontestuese thotë se Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare- kjo nënkupton as OKB.

Plan i implementimit që zbulon se në cilin rast Kosova mund anëtarësohet dhe marr karrige në OKB dhe natyra e pajtimit mes palëve – shtrohet pyetja çka mund sjell kundërshtimi nga pala serbe, kur do mund të vinte tek njohja e ndërsjellë…

Kosova në OKB me pajtimin e 5 anëtarëve të KS të OKB

Në udhërrëfyesin e rrugës që ka të bëjë me nenin 4 shkruan se anëtarësimi i Kosovës në OKB kryekëput varet nga pajtimi i 5 anëtarëve të KS të OKB – ShBA, Britanisë, Francës, Kinës dhe Rusisë.

“Kosova nuk do synoj anëtarësimin në OKB pa pajtimin eksplicit të 5 vendeve të përhershme”, shkruan “Nova”.

Sipas diplomatëve evropian, pranohet rëndësia e Kinës dhe Rusisë si lojtar gjeo-politik dhe gjesti simbolik i Moskës dhe Pekinit, duke konsideruar se kështu i dilet në takim ndjeshmërisë së Serbisë rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB, pasi Kosova nuk fiton nëse synon anëtarësimin pa pajtimin e pesëshes së përhershme.

Nuk bëhet fjalë për njohje të  ndërsjellë por bashkëjetesë të qetë

Në dokument shkruan se propozimi u inspirua nga marrëveshja mes dy gjermanive nga viti 1972 dhe nuk bëhet fjalë për njohje të ndërsjellë por bashkëpunim dhe bashkëjetesë të përbashkët.

“Republika Federale e Gjermanisë kurrë nuk e ka njohur Republikën Demokratike të Gjermanisë, por arritën ujdi në vitin 1972 për pranimin e realitetit të ekzistimit të njëra –tjetrës dhe kjo ju mundësoi vendeve perëndimore të zhvillojnë raporte me Gjermaninë lindore”, shkruan në dokument.

Pesë pikat kyçe të dokumentit për hyrjen e Kosovës në OKB

Kur flitet për mospajtimet nga neni 4, diplomatët evropian thonë se autoritetet serbe konstatojnë se anëtarësimi në OKB bëhet ekskluzivisht për vende sovrane edhe të pavarura dhe pajtimi është njohje indirekte. Në dokument thuhet se kjo domosdoshmëri nuk është rast dhe përmenden Ukraina, Izraeli e Bjellorusia.

“Izraeli ju bashkua OKB-së në vitin 1949, vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë, duke u bërë anëtari i 59, por edhe pse është anëtare e OKB, ende nuk njihet nga 20 anëtare të OKB-së duke përfshirë edhe disa vende themeluese. Dy anëtare të OKB (Iran dhe Kuba) kanë tërhequr njohjet e Izraelit, ndërsa 6 tjera (Venezuela, Katar, Mauritania, Mali, Niger dhe Maldive) ndërprenë lidhjet bilaterale me këtë shtet”, thonë diplomatët.

Ndërsa sa i përket Ukrainës edhe Bjellorusisë, Ukraina arriti pavarësinë nga BRSS në vitin 1991 që është një nga themelueset e OKB-së, edhe pse asokohe ushte shtet i pavarur. Në qershor 1945, Ukraina dhe Bjellorusia kan nënshkruar Konventën e OKB-së edhe pse ishin pjesë e Federatës Sovjetike, BRSS aso kohe kishte 3 vende në OKB: BRSS, Ukraina dhe Bjellorusia.

Serbia mund të humb Kosovën dhe mbështetjen e perëndimit

Në dokument thuhet se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se në rrethanat e ndryshuara gjeo-strategjike e politike dhe rritjen e tensioneve mes perëndimit e lindjes, lehtë mund të arrihet marrëveshja për stabilizim.

“Anëtarësimi i Kosovës mund të përfundoj në këtë marrëveshje. Kjo shtesë e thjeshtë e marrëveshjes, që nuk thotë asgjë është e qartë se mund të bëhet policë e sigurimit të Serbisë” thuhet në dokument.

Hyrja në BE me njohjen e ndërsjellë

Në të njëjtën kohë me konstatimet se rruga e marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës edhe Serbisë nuk ka të bëjë me njohjen e ndërsjellë, në dokumentin e siguruar nga gazeta thuhet se deri te kjo mund të arrihet.

“Nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë me vendosmëri të i bashkëngjiten BE-së, së shpejti mund të arrihet normalizimi i plotë përmes njohjes së ndërsjellë. Tash për tash bashkëpunimi dhe bashkëjetesa dhe raportet e qeta pa marr parasysh dallimet është e vetmja që bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Serbia dhe Kosova”, thuhet në dokumentin e përpiluar nga diplomatët evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat