Abazoviq: Nuk do ta mbështes Milo Gjukanoviqin për president, ai nuk përfaqëson vlerat evropiane

Lajme

Abazoviq: Nuk do ta mbështes Milo Gjukanoviqin për president, ai nuk përfaqëson vlerat evropiane

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:42
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se nuk ka koment për ridizajnimin e Qeverisë dhe se zgjedhja e ministrave të rinj nuk është në rend dite, duke shtuar se diskutimet në mesin e shumicës parlamentare janë duke u zhvilluar për shumë tema të tjera.

“Nuk do ta quaja ridizajnim, sepse bisedimet janë për disa tema rreth zgjidhjeve ligjore, politikës tatimore dhe zgjedhjeve presidenciale. Dialogun e trashëgoj dhe do të vazhdoj ta bëj, sepse duhet të gjejmë zgjidhje”, tha Abazoviq pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e katër objekteve të reja në Administratën për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Ai theksoi se do të shoh se ku do të shkojë, duke kujtuar se zgjedhjet presidenciale janë afër.

“Kush do që të bëjë qeveri le ta formojë dhe derisa të ndodhë kjo, qeveria po punon me kapacitet të plotë. Nëse diçka ndryshon, ne jemi këtu të dorëzojmë”, tha Abazoviq.

I pyetur se cilin prej kandidatëve presidencialë do të mbështesë, Abazoviq tha se do të jetë ai që do të trashëgojë vlerat evropiane.

“Nuk do ta mbështes Milo Gjukanoviqin, sepse për mua ai nuk përfaqëson vlerat evropiane. Së shpejti do të mbahet Komiteti Kryesor dhe ne do të deklarojmë mbështetjen tonë në raundin e parë dhe më vonë në raundin e dytë”, tha Abazoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat