Plaku e tronditi loken: Në trup më pëlqeve shumë, po mindilin kur ta heka, u tutsha çka po m’del – Ky reagim i saj nuk pritej

Lajme

Plaku e tronditi loken: Në trup më pëlqeve shumë, po mindilin kur ta heka, u tutsha çka po m’del – Ky reagim i saj nuk pritej

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:57
Nezir e Miradije Halili

Këtë javë, në ciklin e emisioneve “Porosia e Lokes” në Kojshia Show, mysafirë ishin një çift i të moshuarëve Nezir e Miradije Halili.

Ata me rrëfimet e tyre e shkrinë së qeshuri moderatorin e emisionit, Sadri Imerin.

Çufti treguan shumë ngjarje komike nga jeta e tyre e përbashkët.

Madje plaku tregoi një përjetim interesant që kishte pasur në kohën kur ishte martuar.

Ai tha se në trup i kishte pëlqyer nusja, por tha se kishte frikë se si do i dilte në fytyre kur do t’ia hiqte mindilin.

Pas këtyre fjalëve, gruaja e tij i bëri një reagim epik që e bëri të qeshë drejtuesin e emisionit.

Ndiqeni minutën e 20:00 të emisionit për ta parë këtë moment tejet komik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat