Studentët serb në Beograd protestojnë kundër planit evropian për Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Studentët serb në Beograd protestojnë kundër planit evropian për Kosovën dhe Serbinë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:06
Protesta në Beograd

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë organizuar një protestë këtë të mërkurë, ku kanë kërkuar refuzimin e propozimit evropian për Kosovën.

Protesta u mbajt nën sloganin “Studentët për Kosovën”, shkruan gazeta serbe, Danas.

Protestuesit theksuan se plani franko-gjerman nënkupton marrjen e Kosovës nga Serbia dhe se kjo është diçka që nuk mund të realizohet.

“Jemi mbledhur për të mbrojtur identitetin dhe thelbin tonë”, tha njëri nga folësit, me turmën duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, “Jo dorëzim tjetër në Prizren”.

Sipas tyre, qeveria në Serbi dhe presidenti Aleksandër Vuçiç tregojnë synimin e tyre për të pranuar planin për çështjen e Kosovës, i cili u shoqërua me thirrjet “Tradhti”, “Poshtë Qeveria” dhe “Dorëheqje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat