Zeçeviq: 5 vendet që s’e njohin Kosovën duan ta sigurojnë integritetin e tyre territorial

Lajme

Zeçeviq: 5 vendet që s’e njohin Kosovën duan ta sigurojnë integritetin e tyre territorial

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:25
Sllobodan Zeçeviq

Secila nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, ka arsyet e tyre të brendshme, ka thënë Sllobodan Zeçeviq, këshilltar shkencor në Instiutin për Studime Evropiane.

Mediumi serb citon një deklaratë të tij, ku ai thotë se “këto shtete duan të sigurojnë integritetin e tyre territorial.

"Secili nga pesë vendet ka arsye të brendshme për mosnjohjen e Kosovës. Ato arsye janë të forta: ata duan të sigurojnë integritetin e tyre territorial dhe të parandalojnë ndryshimin e kufijve brenda BE-së. Spanja dhe Greqia kanë vendosur një lloj marrëdhënieje me Prishtinën dhe kanë zbutur pozicionin e tyre. deri diku.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia janë pesë nga 27 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën që kur shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Nevoja për njohjen nga këto shtete, është rritur edhe më shumë me aplikimin e vendit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat