Dodik komenton planin evropian: BE po kërkon plan zbatimi për marrëveshje të panënshkruar

Lajme

Dodik komenton planin evropian: BE po kërkon plan zbatimi për marrëveshje të panënshkruar

Më: 8 mars 2023 Në ora: 18:10
Milorad Dodik

Presidenti i ‘Republikës Srpska’, Milorad Dodik, ka thënë se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të rritur presionin për të zgjidhur çështjet e Ballkanit shumë herë gjatë kohës që po zhvillohet konflikti në Ukrainë, është për arsye se, “tani ata as nuk do të duhet të shikojnë pozicionin e Rusisë”.

Kosovo Online raporton se Dodik ka thënë që përpjekja e nxituar për të arritur një rezultat ka bërë që të ofrohet një marrëveshje franko—gjermane, bazuar në sistemin “merre ose lere”.

“Sipas logjikës së tyre, kur ta zgjidhin këtë, ata do t’i drejtohen Republikës Srpska në mënyrë që të krijojnë edhe një herë një Bosnjë Hercegovinë ashtu siç e dëshirojnë. Në një atmosferë të tillë, pozicioni i Serbisë, domethënë i Presidentit Vuçiq, është shumë i vështirë dhe komplekse. Ose pranoni dhe nënshkruani atë që duam ose ju jeni fajtor, dhe kjo do të thotë që ju duhet të ndëshkoheni,”- ka thënë Dodik.

Ai më tej ka shtuar se presidenti Vuçiq është lënë vetëm, ndërsa BE është bashkuar me kryeministrin e Kosovës.

“BE dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga njëra anë, të bashkuar dhe këmbëngulës, dhe Presidenti Vuçiq i vetëm, i lënë vetëm me aftësitë e tij. Unë mendoj se ai e manifestoi me sukses. Ai me siguri nuk do ta thotë këtë, dhe nuk do të ishte e dobishme, por kushdo që ndjek procesin e negociatave ndërkombëtare do të duhet ta vërejë këtë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se presidenti Vuçiq ka shfrytëzuar shumë në rrethanat e pamundura,”- ka thënë ai.

Më tej Dodik ka shpjeguar se nuk ka ndonjë marrëveshje sepse nuk është nënshkruar dhe puna është larg nga përfundimi.

“Epilogu është i qartë – nuk ka asnjë marrëveshje, sepse nuk është nënshkruar, dhe se puna është larg nga përfundimi. Tani BE po kërkon një plan zbatimi për t’u hartuar për marrëveshjen që nuk është nënshkruar, që është për të zbatuar një marrëveshje ligjërisht jo detyruese,”- ka shpjeguar Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat