Rusia ia ‘ngreh veshin’ Serbisë për marrëveshjen me Kosovën

Lajme

Rusia ia ‘ngreh veshin’ Serbisë për marrëveshjen me Kosovën

Më: 9 mars 2023 Në ora: 18:08
Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për media ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ka të gjitha shanset të përsërisë fatin e Formatit të Normadisë”, siç e cituan mediat serbe.

Serbisë ajo i bëri thirrje të mos i besojë rolit të Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE-së ka të gjitha shanset për ta përsëritur fatin e Formatit të Normandisë. I ftoj të gjithë në rajon, ekspertët, shkencëtarët poltikë, gazetarët dhe publikun e përgjithshëm, të shqyrtojnë rolin e marrëveshjeve të bëra me Perëndimit dhe nëse është përsëritje e historisë së Formatit të Normandisë”, ka thënë Zakharova.

“Në Marrëveshjen e Minskut ishin nënshkrimet e njerëzve me rëndësi botërore, ata ishin njerëz jo vetëm që përfaqësonin forca të caktuara politike, ishin njerëz që kishin autoritet absolut për të verifikuar dokumente të këtilla, e kam fjalën për vendet perëndimore”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat