Rusia i kthen sytë kah Ballkani, i reagon ShBA-së për Bosnjën dhe përmendet Kosova

Lajme

Rusia i kthen sytë kah Ballkani, i reagon ShBA-së për Bosnjën dhe përmendet Kosova

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:33
Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova i ka reaguar zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili tha se ShBA-ja do të mbështesë integrimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Në reagimin e saj, Zakharova i referohet deklarimeve të njëpasnjëshme të Milorad Dodik për ndarje të Republikës Serbe nga Bosnja.

“Neni 3 i Kushtetutës së Dejtonit thotë qartë se Republika Serbe mund të kundërshtojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë vendimin përfundimtar dhe (legalisht) detyrues të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ajo.

Ajo ka përmendur edhe Kosovën, gjë që ngjall dyshime se Rusia është aktivizuar të pengojë marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë.

“E pabesueshme, Ned, përpiqu të zëvendësosh “BiH” me “Serbinë” dhe “Republika Serbe” me “Kosovë”, “Marrëveshjen e Dejtonit” me “Rezolutën 1244″ dhe do të marrësh diagnozën”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat