​Universiteti amerikan mbështet ME në zbatimin e strategjisë së energjisë

Lajme

​Universiteti amerikan mbështet ME në zbatimin e strategjisë së energjisë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në Nju Jork nënshkruan mëngjesin e sotëm memorandum të bashkëpunimit.

Përmes këtij bashkëpunimi, universiteti amerikan do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë drejt zbatimit të suksesshëm të strategjisë së energjisë.

Strategji kjo që tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike.

Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat