Zeçeviq: Nëse Kurti shkon në Ohër pa Asociacion, atëherë s'do të ketë bisedime

Lajme

Zeçeviq: Nëse Kurti shkon në Ohër pa Asociacion, atëherë s'do të ketë bisedime

Më: 13 mars 2023 Në ora: 11:37
Sllobodan Zeçeviq

Aktivisti serb Sllobodan Zeçeviq ka deklaruar se nuk do të ketë kurrfarë progresi në negociata nëse Kurti do të shkonte në Ohër me qëndrimin se s’kishte asgjë nga Asociacioni.

Ai ka deklaruar se në negociata megjithatë mund të përparohej në tema periferike, si ajo e energjisë.

Por, sipas Zeçeviqit, nëse Kurti shkonte në Ohër me qëndrimin se nuk kishte asgjë nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe “atëherë” do të kishim të bënim me “biseda mes të shurdhërve”.

“Kur është fjala për Asociacionin, është e qartë se Kurti nuk do ta zbatojë marrëveshjen dhe se do të përpiqet të dëbojë popullatën serbe përmes presioneve dhe arrestimeve,” – tha Zeçeviq por pa e ofruar ndonjë provë, përcjell Kosovo-Online.

Edhe liderë serbë janë munduar ta relativizojnë rëndësinë e takimit të 18 marsit që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat