Dy ditë para takimit të Ohrit, Qeveria e Serbisë ndan një shumë të parave për serbët e Kosovës

Lajme

Dy ditë para takimit të Ohrit, Qeveria e Serbisë ndan një shumë të parave për serbët e Kosovës

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:49
Petar Petkoviq

E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën“ në Qeverinë e Kosovës ka ndarë 9 milionë dinarë euro për sportin dhe mbështejten e klubeve e shoqatave sportive serbe në Kosovë.

Siç raporton Tanjug, zëvendësdrejtoresha e kësaj ”zyreje“, Dushica Nikoliq dhe ndihmësdrejtoresha Milena Parliq sot në Mitrovicë kanë biseduar me përfaqësues të shoqatave dhe klubeve sportive që kanë marrë mjete nga Zyra në konkurs për realizimin e këtyre projekteve dhe nevojat e ardhshme.

Sipas kësaj të ashtuquajture ”zyre për Kosovën“, ”ndihma ka për qëllim blerjen e pajisjeve dhe rekuizitave të nevojshme, organizimin e garave sportive, shkollave sportive, seminareve dhe kampeve, si dhe projekte në sporte të shumta, si futboll, hendboll, basketboll, volejboll, shkolla shahu, tenis dhe atletikë në. zonat serbe dhe në jug dhe veri të Ibrit“.

Ky financim vjen vetëm dy ditë para takimit të Ohërit ku do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat