​Ndahen çmime për storjet e suksesshme mbi bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë dhe Serbi

Lajme

​Ndahen çmime për storjet e suksesshme mbi bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë dhe Serbi

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nisma për Ndryshime Paqësore, ka ndarë çmime për media dhe për punën e gazetarëve që kanë kontribuar në prezantimin e storjeve për bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë dhe Serbi.

Çmimet janë ndarë në të dy vende njëkohësisht, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Deri sa në Serbi është moderuar nga Nenad Sebek në Kosovë atë e ka udhëhequr, Mjellma Doli.

Gjatë kësaj ceremonie Nenad Sebek, në lidhje të drejtëpërdrejt nga Beogradi, tha se këta gazetarë mjaft të guximshëm, meritojnë mirënjohje dhe shpërblim.

Dëshmitë e viktimave dhe reagimet nga lexuesit bëjnë të ditur vlerën e madhe që kanë këto storje, dhe të tilla duhet të ketë më shumë theksoi ai.

“Këto shpërblime mediatike konsiderohen si një dritë që hidhet mbi storjet që na flasin për gjëra pozitive në veçanti eksplorimin e bashkëjetesës shumë etnike. Këta gazetarë mjaft të guximshëm që kanë shkruar dhe redaktorët që morën përsipër rrezikun për të transmetuar dhe publikuar ato, meritojnë mirënjohje dhe shpërblim, kurse qëllimi i dytë ishte që të stimulohet përgatitja e këtyre temave ose storjeve. Gazetarët duhet t’ ju kushtojnë rëndësi temave dhe përmbajtjeve që i kanë trajtuar ndërsa kanë pranuar faktin se mediat operojnë në rrethana dhe kushte mjaft të vështira”, tha Sebek.

Çmimi i tretë në kategorinë e shkruar iu nda gazetarit Shkëlqim Xhakla, storje e cila flet për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve, çmimi i dytë iu takoi dy studenteve Bubulina Peni e Ardona Popova ndërsa çmimin e parë në këtë kategori e mori Milica Stajonovic dhe Serbeza Haxhaj me kronikën “Serbi shpëton fqinjin e tij në Kosovë “.

Ndërsa çmimi i mediumit iu nda Ballkan Insight. Çmimi për kategorinë audio vizuale iu nda Dorentina Thaqi me kronikën ,“Jeta mes mbeturinave dhe përmbytjeve e komuniteteve RAI” dhe Arlinda Kuqit me kronikën mes dëshirës dhe pamundësisë për një jetesë më të mirë”, si dy storjet më të mira audio vizuale.

Çmimi i parë për audio storje i takoi Albana Karaj ndërsa çmimi i dytë për Arian Hajdaraj.

Kurse kategoria audio vizuale për gazetarët e Serbisë shkon për Katerina Marinkoviç dhe Nevenka Mediç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat