Një parti serbe akuzon Vuçiqin se ka shkelur Kushtetutën e Serbisë për shkak të Kosovës

Lajme

Një parti serbe akuzon Vuçiqin se ka shkelur Kushtetutën e Serbisë për shkak të Kosovës

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:49
Zyrtarja e partisë serbe

Partia serbe “Zavetnici” ka bërë të ditur sot se presidenti serb Aleksander Vuçiq, duke deklaruar hapur se është për bisedime rreth anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombetare ka shkelur Kushtetuten e Serbisë.

Sipas tyre në këtë mënyrë qeveria ka kapitulluar para kërkesave të Brukselit dhe Uashingtonit.

Sipas kësaj partie Vuçiq nuk ka marrë mandat nga qytetarët për të negociuar njohjen e Kosovës.

“Nëse ai është i gatshëm t’i njohë kufijtë dhe sovranitetin e Kosovës, Serbia nuk është” thuhet në njoftimin e këtij subjekti.

Ky grup partiak fton të gjithë qytetarët që më 17 mars të mblidhen para tempullit të Shen Saves në Beograd “për t’u dërguar mesazh të gjithëve se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat