​Vuçiq: Ende s'kemi marrë një draft për marrëveshjen e zbatimit nga BE

Lajme

​Vuçiq: Ende s'kemi marrë një draft për marrëveshjen e zbatimit nga BE

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:09
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia dhe Kosova kanë paraqitur propozimet e tyre për planin e zbatimit, por që ende nuk ka marrë asnjë draft se çfarë dëshiron BE-ja.

Ai pas takimit të djeshëm me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, sot iu ka drejtuar mediave, duke thënë se para tyre do të jenë ditë aspak të lehta për shtetin e tyre.

“Kam heshtur për ditë të tëra për Kosovën. Nuk kam dalë publikisht me deklarata apo analiza duke dashur t’i mbledh të gjitha. Ditët e kaluara kemi biseduar se çfarë duhet për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Për mua, normalizimi nuk është një eufemizëm për njohjen e Kosovës de facto apo de jure. “Normalizimi që e konsideroj të domosdoshëm është që me shqiptarët të kemi marrëdhënie më të mira se sa kemi sot dhe të përpiqemi të jetojmë sa më shumë bashkë dhe pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka pse t'i kërkojë falje askujt, sepse në media dhe rrjete të ndryshme sociale janë publikuar kaq shumë marrëzi. Sipas tij, për një letër që publikuan shqiptarët që është lista e dëshirave të tyre, që ata ia dorëzuan BE-së se si do të donin të dukej marrëveshja e zbatimit.

“Ne ende nuk kemi marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja. Kam punuar me ta për tre ditë për këtë pyetjen tuaj. Ne kemi paraqitur propozimin tonë dhe shqiptarët kanë paraqitur propozimin e tyre. Ne ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli deri në orën 18:00 dhe ajo letër ende nuk ekziston”, ka theksuar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat