Çoviç: Nuk pres asgjë të veçantë në Ohër, asociacioni duhet të realizohet

Lajme

Çoviç: Nuk pres asgjë të veçantë në Ohër, asociacioni duhet të realizohet

Nga: F. B. Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:21
Nebojsha Çoviç

Sot në Ohër takohen përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës në ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, ku në raundin e ri do bisedohet për marrëveshjen e implementimit të propozimit evropian, lidhur me pritjet Nebojsha Çoviç ish koordinator për Kosovë për RTS tha se “nuk pret diçka të veçantë në takimin e sotshëm, pozicionet janë të qarta, asociacioni duhet të realizohet”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se vetëm mund të hamendësoj se arë mund të ketë n[ aneksin e marrëveshjes, por beson se aty do jetë formimi i asociacionit të komunave, aty do jetë koha e përmbushjes së pikave të caktuara dhe aty është interesant pika 4 që lidhet me asociacionin.

“Për ne me rëndësi është pika 4, që ndërlidhet me asociacionin, por ku përmenden disa zgjidhje. Kur analizoni atë që Lajçak tha në Prishtinë, ku flet për 15 modele të asociacionit si zgjidhje, ndërsa në Beograd thotë se duhet përmbushet asociacioni si janë pajtuar palët” tha Çoviç.

Ai vlerësoi se nëse duhet përmbushet, atëherë asociacioni duhet të jetë ai i vitit 2013 dhe 2015.

"Pastaj keni Eskobar që është i dërguar special po nuk është sekretar shteti, ai është ndihmës me gjithë respektin, ai nis të flas për gjëra dhe përmend raportin mes dy shteteve, e të gjithë duan një përparim” tha ai.

"Natyrisht ata do krijojnë pompim kishe u arrit diçka e madhe, kanë udhëtuar atje mbi 200 mediume, kjo përkujton sikur rastin e Zaevit të pafat rreth ndërrimit të emrit dhe çfarë nuk ju dha. Nuk besoj se do ketë diçka të ngjashme, besoj se Vuçiq do iu qëndroj presioneve dhe nuk do tërheq ndonjë hap i cili do rrënok sistemin rregullues kushtetues” tha Çoviç.

Sipas tij pozicionet janë shumë të qarta në atë drejtim.

"Asociacion vetëm sipas asaj që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015 dhe kujdes sepse ata kanë qëllime që nuk janë të pastra, ata duan të marrin arsimin edhe shëndetësinë në sistemin pagues me një fjalë raportet të jenë mes Kosovës edhe Serbisë” tha ai.

Ai nuk harroi të përkujtoi edhe ngjarjet e 19 viteve më parë, që sipas tij është rezultat i marrëveshjes 2004.

"Në marrëveshjen e nënshkruar në 2001, që quhet dokumenti i përbashkët që u bazua në rezolutën 1244 në harmoni me Kushtetutën tonë dhe ne patëm nis ta përmbushim dhe ishim efikas. Po ndodhën ngjarje që rrënuan gjërat, duke bërë atë që ata bëjnë dhe krijuan përndjekjen. Ata zakonisht ri nisin gjërat dhe kërkojnë diçka të re", tha Çoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat