Gazetari flet nga Ohri: Pala e Kosovës shumë e mbyllur, s’japin informacione

Lajme

Gazetari flet nga Ohri: Pala e Kosovës shumë e mbyllur, s’japin informacione

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:42
Çlirimtar Morina

Televizioni T7 është duke i përcjellë nga afër zhvillimet në Ohër, ku Kosova dhe Serbia pritet të takohen për të diskutuar Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

Gazetari Çlirimtar Morina i cili po qëndron në Ohër, gjatë transmetimit direkt teksa është pyetur për atë që po ndodh atje dhe nëse ka filluar takimi tre palësh, ka shprehur shqetësimin e tij se pala e Kosovës është shumë e mbyllur për të marrë informacione.

“Pala kosovare është e mbyllur.

Është shumë e vështirë për të depërtuar dhe për të marrë informacione”, ka thënë gazetari Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat