Pasi ia dogjën garazhën, Selimi: Për shkaqe sigurie vështirë që do të dal sot me familjen

Lajme

Pasi ia dogjën garazhën, Selimi: Për shkaqe sigurie vështirë që do të dal sot me familjen

Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:16
Gazetari Selimi nuk ndihet i sigurtë për të dalë me familjen e tij këtë të diel.

Redaktorit të RTK-së Alban Selimi, i është djegur garazha pak ditë më parë.

Por edhe përkundër arrestimit të një personi, gazetari Selimi nuk ndihet i sigurtë për të dalë me familjen e tij këtë të diel.

Sot përmes një postimi në Facebook, Selimi shprehet se beson se organet e rendit do të rrisin sigurinë pranë familjes së tij.

Image
Reagimi i Selimit

Ai shkruan se këtë të diel vështirë që do të dalë me familjen për xhiro për shkaqe sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat