Bosch: Gjyqtarët e Speciales po marrin paga të majme në kurriz të të pandehurve

Lajme

Bosch: Gjyqtarët e Speciales po marrin paga të majme në kurriz të të pandehurve

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:11
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale lidhur me kohëzgjatjen e parashtrimit të lëndës për ish-krerët e UÇK-së.

Bosch, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se gjyqtarët në Speciale po marrin paga të majme në kurriz të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka pyetur se pse nuk po lihen ish-krerët e UÇK-së të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin.

“Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin?”, ka pyetur Bosch.

Reagimi i ish-diplomatit holandez vjen pas kërkesës së Prokurorisë Speciale që parashtrimi i lëndëve të tyre të zgjasë gjashtë vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat