Marrëveshja e Ohrit nga studentët në Serbi është ilustruar si një lojë e futbollit, ku Vuçiq e shet lojën

Lajme

Marrëveshja e Ohrit nga studentët në Serbi është ilustruar si një lojë e futbollit, ku Vuçiq e shet lojën

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Studentët në Serbi janë të pakënaqur me marrëveshjen e Ohrit. Ata në Serbi kanë organizuar protesta kundër marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve që është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tyre, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë tradhti kombëtare kur ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për pranimin e planit evropian dhe aneksin e zbatimit të tij.

Ata kanë bërë thirrje nacionaliste duke thënë që asnjëherë nuk do ta lëshojnë Kosovën as nuk do ta falin atë.

“Stop tradhtisë – Nuk heqim dorë Kosmet(Kosova)! “, është parulla e protestës së studentëve në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat