E rëndë: Një grua tenton t’i jap fund jetës duke u hedhur në lumin e Llapit, shpëtohet nga disa qytetarë

Lajme

E rëndë: Një grua tenton t’i jap fund jetës duke u hedhur në lumin e Llapit, shpëtohet nga disa qytetarë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:25
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Met Podujeva” në Podujevë, ku një grua 47-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur në lumin “Llap”, por fatmirësisht është shpëtuar dhe më pas u dërgua në spital.

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda QKUK-së, që njoftuan se viktima është dërguar në këtë qendër nga Emergjenca në Podujevë, ku fillimisht mori trajtim mjekësor.

Ajo ishte shpëtuar nga disa qytetarë, të cilët u tronditën kur e panë gruan që u hodh në lum dhe intervenuan menjëherë, duke e nxjerrë nga aty.

Të njëjtat burime thonë se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat