Ambasada e SHBA në Beograd jep detaje rreth takimeve të gjeneralmajorit amerikan me autoritetet serbe

Lajme

Ambasada e SHBA në Beograd jep detaje rreth takimeve të gjeneralmajorit amerikan me autoritetet serbe

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:28
Daniel Lasica dhe Aleksandar Vuçiq

Daniel Lasica, gjeneralmajor që është kreu i Drejtorisë së Planeve, Politikave, Strategjisë dhe Aftësive të Komandës Evropiane të SHBA-së, ka vizituar Beogradin këtë javë, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe me autoritete të tjera në Serbi.

Për këtë ka treguar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Në atë takim është biseduar edhe për siç thuhet ”partneritetin ushtarak SHBA-Serbi dhe për të eksploruar mënyra për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të gjatë“.

”Të fortë së bashku“, përmbyllet postimi në Twitter i ambasadës amerikane.

Daniel Lasica e ka vizituar edhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat