Petkoviq: Kosova nuk do ta lejojë asnjëherë fomimin e Asociacionit

Lajme

Petkoviq: Kosova nuk do ta lejojë asnjëherë fomimin e Asociacionit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:07
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk ka ndërmend të lejojë asnjëherë formimin e një Asociacioni të komunave serbe.

Siç thotë ai, “Prishtina fshihet pas Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas Petkoviqit “kjo është një taktikë e qartë për të mashtruar sërish Brukselin”.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku, i cili tha të mërkurën se nëse themelohet Asociacioni është i destinuar që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe bie prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat