FSK-ja dhe KFOR-i e çminojnë një mjet të pashpërthyer në Shajkofc të Podujevës

Lajme

FSK-ja dhe KFOR-i e çminojnë një mjet të pashpërthyer në Shajkofc të Podujevës

Më: 3 prill 2023 Në ora: 10:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer, të dielën rreth orës 10 e 30 në fshatin Shajkofc të Podujevës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë çminimin e mjetit të dyshuar.

Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë të hapur ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat