Sindikata e QKUK-së proteston të mërkurën kundër koeficientit të rrogave

Lajme

Sindikata e QKUK-së proteston të mërkurën kundër koeficientit të rrogave

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Shoqata Sindikale e QKUK ka bërë të ditur se të mërkurën do të protestohet lidhur me paknaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor

Bëhet e ditur se protesta do të mbahet para hyrjes së adminstratës qendrore të ShSKUK-së.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Sh.S.QKUK me datë 03/04/2023 u vendos që me  05.04.23 në orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese.

LIdhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shendetësor, paknaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave, shujtës”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat