Petkoviq pas takimit në Bruksel: Për herë të parë, kemi hapa konkretë për Asociacionin

Lajme

Petkoviq pas takimit në Bruksel: Për herë të parë, kemi hapa konkretë për Asociacionin

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:14
Petar Petkoviq

“Sot pas kaq vitesh për herë të parë në kuadër të një takimi trepalësh, diskutuam hapat më konkretë për formimin e Asociacionit. Më saktë, çfarë duhet të bëjë Ekipi Menaxhues, në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. U vërtetua qartë se hapi i parë në formimin e Asociacionin është prezantimi i draft-statutit të përgatitur nga ekipi menaxhues, në kuadër të një dialogu të nivelit të lartë”.

Kështu tha kryenegociatori i palës serbe Petar Petkoviq pas takimit të nivelit trepalësh në Bruksel, me zv/kryeminstrin Besnik Bislimi dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha gjithashtu se është përcaktuar teksti i deklaratës për Personat e Pagjetur, e cila do të miratohet zyrtarisht gjatë takimit të nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq.

“Do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha kushtet dhe nuk e kemi pranuar atë të përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e shtetit të Serbisë”, ka thënë Petkoviq.

Ai tha se është biseduar edhe për energjinë dhe se është rënë dakord që ato diskutime të vazhdojnë me operatorët; gjithashtu temë diskutimi ai tha se ishte edhe çështja e targave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat