Odaloviq: Nuk ka më asnjë kompromis kur bëhet fjalë për Asociacionin

Lajme

Odaloviq: Nuk ka më asnjë kompromis kur bëhet fjalë për Asociacionin

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:43
Veljko Odaloviq

Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi, Veljko Odaloviq, thotë se “fushata parazgjedhore e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte bazuar në faktin se ai nuk do të pranonte asgjë në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

Ai tha për TV Pink, se Kurti ishte më i zëshmi në mospranimin e Asociacionit, por se sipas tij “nuk e priste që bashkësia ndërkombëtare të reagonte kur është fjala për dokumentin e nënshkruar”.

“Për t’ju kujtuar, dokumenti nuk është hartuar nga Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj apo Albin Kurti. Ajo që është e rëndësishme është se dokumenti i ri e bën të qartë se të gjitha obligimet duhet të përmbushen”, tha Odaloviq.

“Prishtina nuk do të mund të bëjë më shumë, ne i shohim kërkesat e zyrtarëve dhe nuk ka asnjë kompris kur është fjala Asociacionin. Prishtina do të vazhdojë të refuzojë, por nuk mund ta bëjë më”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat