Ja çfarë paralajmëron Aleksander Vuçiq me Listën Serbe në Rashkë për javën tjetër

Lajme

Ja çfarë paralajmëron Aleksander Vuçiq me Listën Serbe në Rashkë për javën tjetër

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:48
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pritur sot në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe me të cilët ka biseduar për zgjedhjet lokale të 23 prillit në veri të Republikës së Kosovës.

Ai ka treguar se s’kanë arritur që sot të kenë një qëndrim të përbashkët dhe se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojnë edhe një takim tjetër në Rashkë ku edhe do të diskutojnë daljen me një platformë të përbashkët.

 “Ne do të vazhdojmë punën në javën e ardhshme, kështu që mund të dalim me një qëndrim të përbashkët rreth të gjitha ngjarjeve. Do të bisedojmë në Rashkë herën tjetër, derisa të kemi pajtim për një platformë të përbashkët”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka thënë se do të ketë një adresim më të gjatë gjatë javës që po vjen dhe deri atëherë do të ketë diskutime për “problemet dhe vështirësitë që lidhen me situatën e sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat