Ish-prokurori i Hagës: Del Ponte kishte një dëshirë të fortë për t`i parë liderët e Kosovës të dënuar për krime lufte

Lajme

Ish-prokurori i Hagës: Del Ponte kishte një dëshirë të fortë për t`i parë liderët e Kosovës të dënuar për krime lufte

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:02
Sir Geoffrey Nice

Ish-prokurori i Gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Sir Geoffrey Nice, ka bërë me dije ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, kishte një dëshirë të fortë për t`i parë liderët kosovarë të dënuar për krime lufte.

Në një intervistë dhënë në media, më 21 shkurt të vitit 2019, ai tregon se si Del Ponte bë vitin 2003 kishte synuar edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ta ndërlidhjet me trafikim organesh.

Dëshira e Del Ponte për t`i ndërlidhur liderët kosovarë me krime lufte, sipas tij, ka qenë e pashpjegueshme.

“Tani e dimë së në vitin 2003 ka pasur një hetim në tribunal(të Hagës) në fjalët të cilat po përhapeshin për marrje me dhunë të organeve nga ana e shqiptarëve, kosovarëve nga serbët që janë vrarë me urdhër. Atëherë hulumtimi ka qenë i fokusuar në Ramush Haradinajn, i cili atëherë ka qenë kryeministër, dhe vëllain e tij, Dautin. Ky hulumtim nuk dha asnjë rezultat. Ata të cilët po hulumtonin dhe ata të cilët po ndërmerrnin analiza forenzike dhe shkencore thanë se nuk ka asgjë për të hulumtuar me tej”, ka thënë Nice.

Në këtë intervistë, ai tregon se De Ponte nuk i kishte ndalur përpjekjet për t`i inkriminuar liderët kosovar në trafikim organesh as pas mbarimit të mandati të saj.

“Por, pasi që e la tribunalin dhe kur Hashim Thaçi u bë kryeministër ajo i ngritur aktakuzat e njëjta në librin e saj, por për çfarë qëllimi nuk di ta them. Tani ka pa kurrfarë sqarimi fokusi ka qenë kundër Hashim Thaçit. Dhe nëse i bëni këto dy gjera bashkë ju mund ta shihni, se një herë ku ka qenë në zyre dhe një herë kur ka qenë jashtë saj, një dëshirë të fort të zonjës Del Ponte për t`i parë liderët kosovarë shqiptar të akuzuar dhe të dënuar”, ka thënë ai.

Ish-prokurori i Hagës ka bërë me dije se Serbia në mënyrë të qëllimshme vazhdimit ka tentuar barazimin e fajit për luftërat në ish-Jugosllavi.

“Është pikëpamje e disave, dhe unë jam nga ta, se Serbia ka qenë shumë me e mençur me tribunalin, në mënyrën se si ka vepruar me evidencë dhe me publicitet në përgjithësi. Ka treguar nga fillimi një vullnet për të barazuar, ku barazimi i fajit ishte plotësisht jo i saktë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se akuzat e mëhershme dhe formimin i Gjykatës Speciale tregon qëllimin e Serbisë.

“Nëse kam të drejt, këto angazhime për të akuzuar Ramush Haradinajn me dëshmi të pamjaftueshme dhe tani te kthehet fokusi ndaj kryeministri të ri, tregojnë se sa e suksesshme ka qenë Serbia edhe atëherë në kampanjën për t`i barazuar ato çfarë nuk mund të barazohen”, ka vlerësuar ish-prokurori i Hagës.

Më tej, ai ka tregua se akuzat për trafikim të organeve, Serbia i kishte provuar edhe ndaj kroatëve dhe boshnjakeve.

“I kam këshilluar të gjithë ata që ma kanë kërkuar këshilla, se duhet ta keni parasysh se akuzat për marreje me dhunë të organeve janë një mjet standard i luftës dhe serbët këto akuza i kanë bërë se pari ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe se fundi ndaj shqiptarëve(kosovarëve)”, ka thënë ai.

Pretendimet e ish-prokurorit mund t`i dëgjoni nga minuat 15 e intervistës.

Akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk e përfshin trafikimin e organeve

Arsyeja kryesori i krijimit të Gjykatës Speciale ishte dyshimin për trafikim të organeve. Këto dyshime ishin ngritur në raportin e Dick Martyti. Më pas prokurori amerikan Clint Williamson ka bërë një hetim mbi këtë çështje dhe në fund ka konstatuar se nuk është vërtetuar se në Kosovë ka pasur trafikim organesh nga ana e UÇK-së.

Në këtë mënyrë, akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përmban dyshimet për trafikim të organeve.

Ish-krerët e UÇK-së në fnisje të procesi ndaj tyre janë shprehur të lumtur që pretendimet për trafikim të organeve kanë renë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emri i të cilit lidhej me këto pretendime, ka thënë se më në fund është dëshmuar se nuk ka pas trafikim organesh.

Në adresimin e tij para trupit gjykues, ai ka thënë se ndihet mirë që raporti i Dick Martyt u rrëzua përfundimisht, duke e hequr "renë e zezë" mbi Kosovën.

"Ne besuam në veten tonë për të qenë të lirë. Të gjithë e dinim se pa ndihmën e ndërkombëtarë e të Amerikës, nuk do të mund të ishim kurrë të lirë e të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti. Kur raporti i Dick Martyt para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh, dhe se shpija e verdhë nuk kanë ekzistuar kurrë. E dijmë se edhe unë edhe UCK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi.", ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur i bindur se në fund të procesit do të bien edhe akuzat tjera, për të cilat akuzohet dhe ai ish-bashkëluftëtaret e tij.

"Unë jam intervistuar nga të gjitha mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, qoftë në cilësinë e dëshimitarit apo të dyshuarit. Çdo bashkëpunim me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë, ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht ransparent qoftë në Prishtinë, qoftë në Hagë. Gjithcka që thuhet tjetër, është e paqëndrueshme. Ky është çmimi i lirisë, unë besoj në paqe, pajtim, të vërtetë dhe drejtësi. Besoj se ky procesi do të jetë i drejt, transparent dhe i shpejtë.", ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat