​Ish-pjesëtarit të UÇK-së iu dha lamtumira e fundit, humbi jetën në Austri

Lajme

​Ish-pjesëtarit të UÇK-së iu dha lamtumira e fundit, humbi jetën në Austri

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjarë e të afërm, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë të shumtë, sot në varrezat e veteranëve të luftës, i dhënë lamtumirën e fundit, bashkëluftëtarit, të riut 44-vjeçar, Arben Osës nga Rahoveci, i cili humbi jetën tragjikisht, në vendin e tij të punës në Austri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkruar se Arbeni do të jetojë gjatë në kujtimet tona dhe brezave pas nesh.

Sepse e gjallë dhe e pavdekshme është vepra e tij si luftëtar i UÇK-së dhe pjesëtar i Batalionit Gardist “Besim Ndrecaj” në Zonën e Dytë Mbrojtëse të TMK-së.

“Ngushëllime të gjithë të pikëlluarve. I përjetshëm kujtimi, për ty Arben Osa. E paç të lehtë dheun e tokës arbërore. Lavdi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat