Haradinaj: Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri

Lajme

Haradinaj: Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:36
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e Engjull Kolaj dhe Kolë Prenaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e Engjull Kolaj dhe Kolë Prenaj me rastin e festës së Pashkëve.

Ai ka thënë se festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri.

“Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjen e Engjull Kolaj në Zllakuqan dhe familjen e Kolë Prenaj në Dresnik të Klinës, si dikur me brezin e vjetër edhe tash me brezat e rinj”.

“Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri. Lutemi që kështu të jetë përgjithmonë.Festofshim gjithmonë të bashkuar”, ka uruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat