Mot me vranësira, intervale të diellit dhe reshje shiu për javën e ardhshme

Lajme

Mot me vranësira, intervale të diellit dhe reshje shiu për javën e ardhshme

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Në Kosovë për pesë ditët e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët, intervale me diell, dhe riga e reshje shiu.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vikendin e javës së ardhshme parashihet mot i vranët dhe reshje shiu.

Më poshtë e keni motin për të pesë ditët, nga e hëna deri të premten:

E hënë – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

E martë – Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë  rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E mërkurë – Mot me vranësira të shpërndara dhe  me diell .Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat