Deputetit të VV-së i vdes mbesa, dyshohet se bëri vetëvrasje: Edhe një grua tjetër e mori plumbi

Lajme

Deputetit të VV-së i vdes mbesa, dyshohet se bëri vetëvrasje: Edhe një grua tjetër e mori plumbi

Më: 10 prill 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka bërë të ditur përmes një njoftimin të dielën mbrëma në Facebook se ka vdekur vajza e hallës së tij.

Ai ka shkruar se “edhe një tjetër grua e mori plumbi”.

“Edhe një tjetër grua e mori plumbi. Kësaj here është vajza e halles time. E bija e një nëne që rriti nëntë fëmijë me skamjen që veq ajo e di. Nënë e katër fëmijëve, tri ëngjëllushe e një engjëll që më nuk kanë degë ku do mbështeten. Qëndro në parajsë e dashura mbesë!” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke thënë se ka elemente që mund të ishte vetëvrasje.

“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar (femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj. Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat