“Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”, thotë pensionisti që punoi plotë 27 vite atje

Lajme

“Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”, thotë pensionisti që punoi plotë 27 vite atje

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:28
Milazim Feka

“Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”. Kështu ka thënë Milazim Feka, një banor i fshatit Karaçë të Komunës së Vushtrrisë.

Ai, ka treguar historinë e tij 27-vjeçare gjatë kohës sa ka qëndruar e punuar në Gjermani.

“Në gjermani kam parë gjithçka, që aty, veç parët janë të mira, jeta është katastrofë. kam punuar në një firmë sikur minierë, kam thyer, kemi prerë ura, e punë të ngjashme, me ato kam punuar për 27 vite.

Jeta në gjermani është shumë e rëndë, shumë e zorshme, por unë i kam pasur familjen këtu, më është dashur të punoj. Jo që i kam mbajtur vetëm fëmijët e mi, por i kam mbajtur edhe të vëllezërve edhe krejt diku 23-24 kemi qenë që kanë ngrënë dhe prirë prej këtyre duarve”, ka rrëfyer Feka.

Ai ka treguar se edhe në Gjermani, njerëzit që punojnë mezi arrijnë të jetojnë, përveç atyre siç thotë ai, që merren me drogë ose me hajni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat