“LDK-ja e ka bo m*t”, “q***** nënën”, Imeri shau gjatë emisionit, më pas kërkon falje

Lajme

“LDK-ja e ka bo m*t”, “q***** nënën”, Imeri shau gjatë emisionit, më pas kërkon falje

Më: 11 prill 2023 Në ora: 06:26
Imer Imeri

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Ymeri, ka folur për vrasjet politike që kanë ndodhur ndër vite në Kosovë.

Ai duke hedhur disa akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka përdorur edhe një gjuhë jo adekuate gjatë intervistës.

Gjatë intervistës, ai ndërsa tregoi se është dëshmitar i Gjykatës Speciale, shpërfaqi nervozen e tij duke përdorur fjalët si “nuk më han leshi”, “LDK-ja e ka bo m*t”, “q***** nënën”, e të tilla.

“LDK-ja e ka bo m*t me ner me thanë. Mas presidentit Rugova, nuk ka më LDK. Isa Mustafa pasi me u bë kryeministër, tha se vrasja e Xhemajl Mustafës është zbulu. Tha çështje janë ditët ka me u arrestu njeri, kurrë s’u arrestu. Qe këtu informatat e dhëna tamam kush e ka vrarë Xhemajl Mustafën , këtu i kam. Kur të shkoj në Hagë, atje i çpurthi tanat".

“Njoni tha e kish myt njonin, u çu dhe ik u martu, u çu një ther i ra në komë, tha u q***** nonën ja qite gjakun filanit”, tha ndër të tjera ai, për çka iu tërhoq vërejtja nga autori i emisionit, Ermal Panduri.

Më pas, ai kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm në emision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat