Politikanët shqiptarë në Veri: Ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

Lajme

Politikanët shqiptarë në Veri: Ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

Më: 12 prill 2023 Në ora: 18:25
Ilustrim

Në Veri insistojnë që ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kandidati i Iniciativës Qytetare “Mitrovica” për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani ftoi madje serbët të dalin në votime.

“Besoj se nuk do të ketë tensione dhe zgjedhjet do të shkojnë mirë. Ka kushte me u mbajt zgjedhjet. I ftoj edhe serbët me dalë me votu më 23 prill”, tha shkurt ai.

Ngjashëm mendon edhe Skender Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut.

“Zgjedhjet janë jetike dhe duhet të mbahen sepse nuk kemi administratë, drejtori, të cilat janë duke e afektuar shumë jetën e qytetarëve në Veri”, potencoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat