Serbia “zien” pas dokumenteve për armët në Ukrainë, Moska “sy e veshë” nga Beogradi

Lajme

Serbia “zien” pas dokumenteve për armët në Ukrainë, Moska “sy e veshë” nga Beogradi

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:25
Pamje nga takimi i krerëve rusë dhe serbë

Informacionet e nxjerra sot nga “Reuters” se Serbia ka rënë dakord të dërgojë armw në Ukrianë kanw trazuar Beogradin dhe Moskën. Vuçiç prej disa muajsh i ka kthyer shpinën Moskës dhe nga dita në ditë ka zhvillime që tregojnë se krisja e madhe po afron.

Fillimisht ishte pakti me Kosovën, më pas vendimi për të zhvillur stërvitje ushtarake me SHBA dhe tani dokumentet sekrete.

Nga një vëzhgim i mediave serbe dhe atyre ruse, duket se situata është trazuar si në Beograd ashtu dhe në Moskë. Ministrat serbë kanë dalë njëri pas tjetrit për të justifikuar dokumentet, me manovra për të bindur Rusinë se ata vijojnë të jenë neutralë sa i takon luftës. I pari që reagoi ishte ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.

“Është publikuar një gënjeshtër se Serbia po i shet armë Ukrainës. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta fusë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë,” u shpreh Vuçeviç për agjencinë e lajmeve, “Reuters”.

Më pas ka ardhur një reagimi i ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç. Edhe ky i fundit i ka mohuar pretendimet, teksa duket qartë se frika e tyre është te krisja me Moskën.

"Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç hedh poshtë akuzat për dërgesat e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë të publikuar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters dhe të riprodhuar nga disa media serbe. Ministri Daçiç ka deklaruar se Serbia respekton instrumentet ligjore vendase dhe ndërkombëtare. dhe nuk furnizon me armë dhe pajisje ushtarake asnjë shteti nëse kjo mund të çojë ose të zgjasë konflikte të armatosura, ose të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon ose interesat e tij të mbrojtjes", tha Ministria e Jashtme serbe.

Por zhvillimet në Beograd janë ndjekur me shumë kureshtje nga mediat ruse. Vetëm TASS ka shkruar sot 3 lajme mbi këtë temë, ndërsa të njëjtën gjë kanë bërë dhe shumë media të tjera. Vetë Moska zyrtare nuk ka reaguar, por duket qartë se Kremlini i ka sytë nga Beogradi dhe po monitoron çdo zhvillim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat