Kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore tregon planet e tij nëse i fiton zgjedhjet

Lajme

Kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore tregon planet e tij nëse i fiton zgjedhjet

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:58
Betim Osmani

Betim Osmani nga “Iniciativa Qytetare në Mitrovicë”, ka thënë se nëse shtyhen zgjedhjet në veri të vendit, atëherë do të humbet shpresa e qytetarëve serbë.

Osmani në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se nëse bëhet kryetar për Mitrovicën Veriore atëherë do të kërkojë lirim të fondit të komunës, t’i plotësojë drejtoritë, si dhe do të ndërhyjë për rastet emergjente.

“Në qoftë se unë e marr pushtetin dhe bëhem kryetar i komunës, mjafton mu liru fondi i komunës, mjafton me i plotësu drejtoritë, mjafton me ndërhy në rastet emergjente ku jemi na. Jo që do të jetë e vështirë, nuk do të jetë e vështirë prej Listës Serbe, do të jetë vështirë prej institucioneve qendrore sa do të përkrahin kryetarin e komunës që do të vjen më 24 prill në Mitrovicë, kjo është”, ka thënë Osmani.

Kandidati për kryetar të komunës ka bërë të ditur se kanë bërë thirrje në Asamble të Komunës së Mitrovicës Veriore që të vjen një zyrtar financiar, por kjo gjë nuk ka ndodhë.

“Ne kemi bërë thirrje edhe në Asamble, që me na pru një zyrtar financiar për me funksionu diçka, por nuk ka ardhë”, ka treguar ai.

Ndërkohë ai ka shtuar se qytetarët serbë në veri po ju humbë shpresa.

“Më e keqja këtu është që qytetarëve serb në veri po u humb shpresa. Pra, nëse shtyhen zgjedhjet po u shuhet shpresa qytetarëve serbë”, ka thënë ai.

Procesi zgjedhor pritet të mbahet me 23 prill në katër komunat e veriut të vendit, ku synohet të zgjidhen krerët e komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat