Zjarr në hyrje të një ndërtese në Prishtinë, dalin detaje nga policia

Lajme

Zjarr në hyrje të një ndërtese në Prishtinë, dalin detaje nga policia

Më: 14 prill 2023 Në ora: 09:10 Përditësuar në ora: 10:20 më 14.04.2023
Pamje nga zjarri

​Zjarri në lagjen “Ulpiana”, nuk ka të lënduar

Mëngjesin e sotëm (e premte) zjarri përfshiu në hyrje të një banese shumëkatëshe në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Policia në Prishtinë tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, tha zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Aktualisht hetimet po vijojnë për të kuptuar më shumë mbi shkaqet e këtij zjarri.

Kp ka tentuar të kuptojë më shumë për ngjarjen edhe përmes Zjarrfikësve në Prishtinë, por të njëjtit, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë qenë të qasshëm.

Zjarr në hyrje të një ndërtese në Prishtinë

Një hyrje e një objekti banesor në lagjen Ulpiana në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Sipas pamjeve të publikuara në media, shihet se një zjarr i madh ka kapluar hyrjen e një objekti banesor në Ulpianë.

Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat